Showbiz

Këngëtari i njohur bën gjestin e veçantë/ Ed Sheeran dhuron 10 mijë paund për spitalin ku u trajtua gjyshja e tij e ndjerë

Këngëtari 29-vjeçar dhuroi shumën e caktuar për spitalin Aldeburgh me qëllim që të blihen instrumente muzikore për pacientët me nevoja të veçanta, si një mënyrë për t;u kaluar sadopak stresin. 
Featured image of article: Këngëtari i njohur bën gjestin e veçantë/ Ed Sheeran dhuron 10 mijë paund për spitalin ku u trajtua gjyshja e tij e ndjerë Ed Sheeran

BRITANI- Këngëtari i njohur britanik ka bërë gjestin e rrallë. Ed Sheeran ka dhuruar 10 mijë paund për spitalin që kujdesej për gjyshen e tij të ndjerë. Sipas mediave të huaja, 29-vjeçari dhuroi shumën e caktuar për spitalin Aldeburgh me qëllim që të blihen instrumente muzikore për pacientët me nevoja të veçanta, si një mënyrë për t;u kaluar sadopak stresin.

Donacioni u krye nga Fondacioni Framlingham Trust, që u krijua për t’ju ardhur në ndihmë shkollave në vendin e tij të origjinës, Suffolk. Ky nuk është gjesti i parë human që bën artisti me famë botërore pasi disa kohë më parë, Ed Sheeran dhuroi një shumë prej 200 mijë paundësh, për shkollën ku ai studioi dhe njohu gruan e tij, Cherry Seaborn.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këngëtari ka ndihmuar për të blerë pajisje për departamentin e muzikës, artit, shkencës si dhe kompjutera të rinj. Krijuesi i hitit “Perfect” është siguruar të kontribuojë para dhe për mjedisin, duke shpenzuar qindra mijëra paund për të ndërtuar pyllin e tij të shtrirë në Suffolk me vlerë 3.7 milion £.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment