Virale

‘Alo, alo ambulanca?!’/ Nga Ylli Baka, Ledina Çelo tek Sinan Hoxha, këto këngë DUHET të dëgjoni teksa qëndroni të mbyllur në karantinë (LISTA)

Disa persona kanë krijuar një listë muzikore të këngëve që duhen dëgjuar ose kanë lidhje me periudhën që po përjetojmë të gjithë, mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë.
Featured image of article: ‘Alo, alo ambulanca?!’/ Nga Ylli Baka, Ledina Çelo tek Sinan Hoxha, këto këngë DUHET të dëgjoni teksa qëndroni të mbyllur në karantinë (LISTA) Foto ilustruese

TIRANË– Dita e 5 si të karantinuar… Disa prej njerëzve kanë filluar që të “shpikin” aktivitete nga më të ndryshmet për të kaluar kohën në shtëpi. Por asgjë nuk krahasohet me të kërcyerit.

E cilat janë këngët që duhen dëgjuar këto kohë do thoni ju? Epo për këtë ka menduar Twitteri! Disa persona kanë krijuar një listë muzikore të këngëve që duhen dëgjuar ose kanë lidhje me periudhën që po përjetojmë të gjithë, mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë.

Fillojmë më këngën “Alo, alo ambulanca!” të Sinan Hoxhës, dhe vazhdojmë me hite të tjera si: ‘Nëse vdes e re’, ‘Ilaç për të sëmurë’ apo dhe ‘Si të jem mirë?’.

Këngët varijojnë nga Ylli Baka, Tuna, deri tek këngët hip-hop të këndura nga Big Basta. Shijojeni!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur.

Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment