Aktualitet

Këndojnë himnin e flamurit, gjesti rrënqethës i studentëve në Tetovë: Lutu për Shqipërinë (VD)

"Lutu për Shqipërinë"

TETOVË- Pas tre ditës nga tërmeti tyragjik që u mori jetën 50 njerëzve dhe ka lënë të plagosur mbi  650 të të tjerë, shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë janë solidarizuar me të prekurit.

Ditën e sotme në festën e Pavarësisë studentët shqiptarë në Tetovë kanë kënduar humnin e flamurit dhe të gjithë sëbashku kanë shkruar frazën: Lutu për Shqipërinë, ndërsa në pah binte një flamur gjigand kuq e zi që në fund  studentët  e puthin atë.

50 persona të vdekur, 750 të plagosur, dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Në orën 11:52, u regjistrua edhe lëkundja më e fortë e ditës së sotme, me epiqendër në Detin Adriatik me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter. Pas tri netësh ekipet e kërkim-shpëtimit kanë mbyllur operacionet, pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur… fatkeqësisht të vdekur.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment