Showbiz

Kendall Jenner ‘pushton’ numrin e ri të kopertinës së Vogue, modelja prezanton “skulpturat e modës”

Modelja Kendall Jenner zbukuroi numrin e majit të kopertinës së Vogue nga Hong Kong i veshur me krijime të pazakonta nga marka e modës Chanel, për të cilën ajo u fotografua nga Zoey Grossman dhe u stilua nga Patti Wilson.
Featured image of article: Kendall Jenner ‘pushton’ numrin e ri të kopertinës së Vogue, modelja prezanton “skulpturat e modës” Kendall Jenner

SHBA– Numri i ri  i muajit maj i prestigjozes së modës ‘Vogue’ do të ‘pushtohet’ nga imazhi i modeles Kendall Jenner.

Modelja 25-vjeçare u bë ylli i pasarelave dhe fushatave pas shfaqjes së realitetit familjar dhe arriti një tjetër kopertinë të revistës prestigjioze të modës Vogue. Në këtë muaj Kendall do të veshi krijime të pazakonta nga marka e modës Chanel, për të cilën ajo u fotografua nga Zoey Grossman dhe u stilua nga Patti Ëilson.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Kendall Jenner

Edicion është për në Hong Kong, fotografia u bë në Los Angeles, frymëzuar nga arti, me elemente unike skulpturore që përshtaten në mënyrë perfekte në temën e përqendruar në art.
Në profilin në Instagram të Vogue Hong Kong, por edhe në profilin privat të Kendall, ishin postuar foto të modeles në kombinime të pazakonta veshjesh.

Kendall Jenner
Në një përshkrim të fotove, revista Vogue tregoi që stilistët kishin krijuar “skulptura mode” – vepra arti të veshura, që hapin dyert për një botë ku moda takon artin.
Kendall Jenner

(o.l./dosja.al)

Shto Koment