Showbiz

Kendall Jenner flet për krizat e panikut: Kam pasur sulme të këqija, ndjeja rrahje të mëdha zemre…

Kendall foli hapur në lidhje me betejën e saj me ankthin në bisedë me disa profesionistë të shëndetit mendor.
Featured image of article: Kendall Jenner flet për krizat e panikut: Kam pasur sulme të këqija, ndjeja rrahje të mëdha zemre… Kendall Jenner

SHBA-Modelja, Kendall Jenner ka dhënë një intervistë për ‘Vouge’ aty ku foli hapur në lidhje me betejën e saj me ankthin në bisedë me disa profesionistë të shëndetit mendor.

“Dy ose tre vjet më parë fillova vërtet të kisha sulme paniku shumë, shumë të këqija”, zbuloi Jenner.

“Kisha frikë kur bija në gjumë, ndjeja rrahje të mëdha zemre. Nuk merrja dot frymë”, shtoi modelja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo nuk është hera e parë që Jenner ka vuajtur nga shëndeti mendor. Në episodet e kaluara të ‘Keeping up with Kardashians’ ajo ka folur haptazi për këto shqetësime që ka kaluar.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment