
TIRANË- Eksperti për Ekonominë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama sa i përket shifrave të publikuara për borxhin publik. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Teliti thekson se borxhi publik u rrit 29 përqind nga viti 2014-2020. Ai i thekson Ramës e borxhi publik është rritur gjatë qeverisjes së socialistëve me tendera pa garë dhe koncesione klienteliste.
“Borxhin publik e rritet ju dhe e përdorët për koncesione klienteliste, tendera pa gare, lukse zyrash e udhëtime me charter. Jeni ju që rritet taksat me 2.1 miliardë euro në 7 vite dhe braktisët ekonominë edhe në kohë pandemie.”, shprehet Teliti.
Reagimi i plotë:
2006-2013 borxhi publik u rrit me vetem 10% të PBB-së (përfshirë detyrimet e prapambetura), me të cilat u ndërtuan dhjetëra spitale, qindra shkolla, mijëra km akse rrugore, përfshirë këtu rrugën e kombit. 2006-2013 ulëm taksat dhe rritëm pagat e pensionet. Ndërsa 2014-2020, borxhi u rrit me 29% të PBB-së (përfshirë detyrime të prapambetura dhe PPP) dhe i vetmi investim i plotë që keni kryer është bypass Fier prej 22km. Familjet shqiptare sot kanë një borxh 50% më të lartë sesa 7 vite më parë.
Borxhin publik e rritet ju dhe e përdorët për koncesione klienteliste, tendera pa gare, lukse zyrash e udhëtime me charter. Jeni ju që rritet taksat me 2.1 miliardë euro në 7 vite dhe braktisët ekonominë edhe në kohë pandemie.
Ky reagim i Telitit vjen pasi mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama publikoi disa shifra për borxhin publik dhe investimet në dy periudha, para dhe pas qeverisjes së tij. Sipas shifrave të publikuara nga Rama, del se mesatarja e borxhit publik për periudhën 2006-2013 ka qenë 60 miliardë lekë, kurse e investimeve 70 miliardë lekë. Ndërsa, për periudhën që ka qeverisur vetë Shqipërinë borxhi publik është ulur mesatarisht në 46 miliardë lekë kurse investimet 79 miliardë lekë.
J.V/Dosja.al