Aktualitet

“Kemi shtet feudal”, analisti Neritan Sejamini: Qeveria dështoi me emergjencat civile

Në fjalën e tij, ai tha se qeveria dështoi në emergjencat civile.
Featured image of article: “Kemi shtet feudal”, analisti Neritan Sejamini: Qeveria dështoi me emergjencat civile Neritan Sejamini

TIRANË- Analisti Neritan Sejamini i ftuar në “Open” në Top Channel u shpreh kritik ndaj qeverisë për menaxhimin e situatës pas tërmet tragjik të 26 Nëntorit. Në fjalën e tij, ai tha se qeveria dështoi në emergjencat civile.

Ne mund të vazhdojmë të flasim pa fund emocionalish,t duke thënë që kishim solidaritet, ishim vëllezër dhe motra, por qeveria dështoi në emergjencat civile.

Emergjancat civile që nuk kishin helmeta për të mbrojtur veten e vet. Në fillim nuk shkoi shteti por shkuan kompanitë privatë të oligarkëve.Ne kemi një shtet feudal, ku një udhëheqës i merr përsipër gjithçka, sin ë fshatrat ku kryeplaku i fshatit kujdeset për gjithçka. Të huajt erdhën me pajisje dhe na reguan si punohet në emergjenca civile”, u shpreh Sejamini.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(a.m.dosja.al)

Shto Koment