Aktualitet

‘Kemi shtëpi në Dhërmi, na ka marrë malli”/ Shqiptarët e Kosovës dynden drejt jugut të Shqipërisë, të lumtur për hapjen e kufirit

VIDEO
Shqiptarët e Kosovës shprehen të lumtur që më në fund janë hapur kufijtë.
Featured image of article: ‘Kemi shtëpi në Dhërmi, na ka marrë malli”/ Shqiptarët e Kosovës dynden drejt jugut të Shqipërisë, të lumtur për hapjen e kufirit

Kukës- Sot është hapur kufiri me Kosovën. Ndërkohë në pikën doganore të Morinës ka një fluks mjetesh dhe qytetarësh, të cilën po futen në Shqipëri. Shqiptarët e Kosovës shprehen të lumtur që më në fund janë hapur kufijtë. Ata shprehen se vijnë në Shqipëri për punë dhe se kanë shtëpi në bregdet, në zonën e Dhërmisë.

“Kemi shtëpi në Dhërmi, na ka marrë malli shumë, më duket sikur kemi dalë prej lùftës”, shprehet një zonjë, ndërkohë që të tjerë tregojnë se këto dy muaj kanë qenë të vështirë”, shprehet një qytetare për Fax News.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Sot në Shqipëri kanë hyrë në fuqi masat lehtësuese për COVID-19. Ditën e sotme hapen kufijtë tokësorë, çerdhet, kopshtet dhe plazhet. Nuk ka më zonat të kuqe në vend.  Por ende nuk ka një vendim  se kur do të hapet transporti publik.

J.V/Dosja.al

Shto Koment