Politike

“Kemi punuar deri mbrëmë vonë…kontrata doli model”/ Finalizohet marrëveshja për parkun fotovoltaik të Karavastasë, Balluku: Kontrata do të jetë model!

VIDEO
  • Finalizohet marrëveshja me “Voltalia”, Rama thirrje investitorëve: Mos përtoni të tregoni historinë tuaj
  • Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku mori fjalën e para duke u shprehur se ajo dhe ekipi i saj kishin punuar për të nxjerrë një kontratë përfundimtare, e cila sipas saj do të ishte shembull për investimet e tjera në Shqipëri. 

    TIRANË– Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka prezantuar finalizimin e marrëveshjes me kompaninë franceze për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë. Të mbledhur në Kryeministri, Balluku mori fjalën e para duke u shprehur se ajo dhe ekipi i saj kishin punuar për të nxjerrë një kontratë përfundimtare, e cila sipas saj do të ishte shembull për investimet e tjera në Shqipëri. 

    “Është vit i vështirë për shkak të pandemisë. Dhe Voltalja na ka zgjedhur ne për të investuar. Kemi ecur krahë për krah me BERZH-in. Kemi punuar deri mbrëmë në darkë vonë që kjo kontratë të jetë model. Kemi punuar në mënyrë skrupuloze. Sot do të firmosim për t’i hapur rrugë ndërtimit të këtij parku, kjo është një kartë biznesi e Shqipërisë në Francë. Investitorët e tjerë janë të mirëpritur në vendin tonë. Falenderoj kryeministrin dhe uroj që të mblidhemi së shpejti për të dhënë lajme të mira,”-u shpreh Balluku.

    PJESË NGA FJALA E PLOTË:

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Sot jemi për të nënshkruar marrëveshjen me kompaninë gjigande franceze Voltalia. Nuk është vetëm proces model, por në një bisedë me ekspertë të Harvardit, do të përdoret si studim, pasi në një vit kaq të vështirë ka sukses. Mes një qeverie ballkani dhe një udhëheqëseje të BE. Mbi 100 milionë euro do injektohen në ekonominë tonë. Por jemi në vitin 2020. Voltalia ka gjetur atraktiv tregon shqiptar, në vitin më të vështirë për botën. Kemi ngritur një process model që do të ndiqet dhe në ankandet e tjera ndërkombëtare. Kemi ecur krah për krah me BERZH. Kemi pasur përkrahjen e tyre. Dua të falenderoj ekipin tim. Deri dje në darkë vonë kemi punuar me detaje mbi kontratën që askush mos ketë hije për këtë. E kam thënë kur hapëm ankandin, si dhe kur erdhën ofertat, të gjitha detajet janë në dokumentacion. Asnjë nga grupet s’ka pasur tolerim pa sqaruar gjë. Ne do firmosim për t’I hapur rrugë ndërtimin të këtij parku sa më parë. Kjo ështën jë Business Card në Francë. Ne kemi krijura një shembull për investitorë të tjerë francezë. Dhe do keni mbështetjen e qeverisë. Uroj që të mblidhemi së shpejti në këtë hapësirë për të dhënë lajme të mira. Ju falenderoj!

    Ankandi ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë u shpall në 20 janar dhe për të treguan interes 30 kompani të mëdha, në Europë dhe kontinentet të tjera. Në përfundim të ankandit u kualifikuan 5 oferta financiare, ndërsa 4 të parat nuk u kualifikuan për kushte teknike. Si përfundim, për investimin prej 100 milionë eurosh u zgjodh kompania “Voltalia”.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment