Politike

‘Kemi një kryeministër që na prish punë’/ Kryemadhi nga Baldushku: Votoni ata politikanë që mbajnë fjalën!

VIDEO
Kryetarja e LSI-së tha se duhet të ndëshkojnë ata politikanë që i kanë mashtruar dhe të vlerësojnë ata që mbajnë fjalën.
Featured image of article: ‘Kemi një kryeministër që na prish punë’/ Kryemadhi nga Baldushku: Votoni ata politikanë që mbajnë fjalën! Monika Kryemadhi

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qënë e pranishme ditën e sotme në Baldushk, aty ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët.

Kryetarja e LSI-së tha se duhet të ndëshkojnë ata politikanë që i kanë mashtruar dhe të vlerësojnë ata që mbajnë fjalën.


“Kemi një kryeministër që na prish punë dhe ne do ta largojmë në 25 prill. Ai është i larguar, por ne na duhet ti çojmë njerëzit të kutia e votimit, të pajisjen me kartë identitetit dhe të shkojnë të votojnë. Duhet të shkojnë të votojnë për të ardhmen. Mos shikoni kush do jetë kryeministër, por shkoni të ndëshkoni ata politikën që ju kanë mashtruar. Votoni ata politikanë që mbajnë fjalën Unë e kërkoj votën për LSI, sepse LSI e mban fjalën. LSI bën për të rinjtë dhe të rejat. Ne duam që me të rinjtë dhe të rejat ta drejtojmë Shqipërinë”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryemadhi tha se opozita e bashkuar e ka mundësinë që të ndëshkojë këtë sekt që sipas saj ka pushtuar Shqipërinë.

Opozita e bashkuar e ka shansin të godasë këtë sekt që ka grabitur Shqipërinë, por është momenti për ti dhënë goditjen e fundit këtij tranzicioni. Tranzicioni duhet të mbarojë njëherë e përgjithmonë duke mbyllur edhe ata etapën e rilindjes mavi që tjetërsoi edhe flamurin tonë. Duhet ti japim mundësin të rinjve dhje të rejave. Angazhimi i të rinjve në jetën politike dhe vendimmarrje është i rëndësishëm”, u shpreh Kryetarja e LSI-së.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment