Aktualitet

“Kemi filluar të flasim me vete, nuk mund të jemi më kavie”/ Mehdi Malkaj depoziton në KLGJ një kërkesë për auditim në bashkinë e Tiranës

Mehdi Malkaj është shprehur për mediet se nuk mund të lejojmë që të jemi më kavie për studime, por duhet që qeveritarët të tregojnë ku shkojnë taksat tona.
Featured image of article: “Kemi filluar të flasim me vete, nuk mund të jemi më kavie”/ Mehdi Malkaj depoziton në KLGJ një kërkesë për auditim në bashkinë e Tiranës Mehdi Malkaj

Tiranë- Ditën e sotme një grup aktivistësh dhe mbrojtës së kauzës së godinës së Teatrit Kombëtarë depozituan në Këshillin e Lartë të Shtetit një kërkesë për auditim në bashkinë e Tiranës, pasi kanë dyshime se buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm nga shkeljet në këtë institucion.

Aktori i njohur Mehdi Malkaj është shprehur për mediet se nuk mund të lejojmë që të jemi më kavie për studime, por duhet që qeveritarët të tregojnë ku shkojnë taksat tona.

“Nëse e kam gabim, unë jam dakord të futem në burg, nuk e kam provuar, le ta provoj. Njerëz jemi qytetarë të lire, paguajmë taksat duhet të na thonë ku venë këto këto taksa. Niveli është shumë keq kemi filluar të flasim me vete. I shikoni me telefon jo është maskim sepse njerzit po flasin me vete. Unë nuk jam një kavie që të rri në kafazin tim e të bëhet çtë duan. Mendoj se nuk duhet të jemi më kavie ,na ka dhënë zoti një tru për ta vënë në shërbimin tonë personale dhe për shoqerinë.”, tha Malkaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por reagime të shumta ndaj Bashkisë Tiranë, ka patur edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar.  Këshilli i Ministrave në mbledhjen që zhvilloi më datë 8 maj vendosi që truallin e Teatrit Kombëtar ta kalojë si pronë të Bashkisë Tiranë. Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. Ky vendim është kundërshtuar nga opozita. Ndërsa Meta u shpreh se këtë çështje e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment