Aktualitet

“Kemi fëmijë për të rritur”/ Punonjësit e një fasonerie në Fier në protestë, kërkojnë pagën e luftës

Punonjëset kërkojnë pagën e luftës dhe shpehet se në këto 2 muajt e fundit nuk kanë pasur asnjë të ardhur.
Featured image of article: “Kemi fëmijë për të rritur”/ Punonjësit e një fasonerie në Fier në protestë, kërkojnë pagën e luftës Foto nga protesta

Fier- Ditën e sotme janë ngritur në protestë, punonjëset e një fasonerie në Fier , të cilët kërkojnë pagën e luftës. Punonjëset, të cilat protestuan para Drejtorisë së Tatimeve, deklaruan se gjatë kësaj periudhe kanë punuar me orar të shkrurtuar, por pronari nuk u ka dhënë pagat, për shkak të krizës ekonomike. Ata shprehen se nuk kanë me çfarë të ushqejnë fëmijët, pasi dy muajt e fundit nuk kanë pasur asnjë të ardhur.

Duam pagën se punuar dhe disa morëm disa jo. Do të vijojmë të punojmë skam çfarë të bëj se jam e divorcuar kam një fëmijë për të mbajtur”, është shprehur një prej tyre.

Ndërsa një tjetër ka deklaruar:“Kërkoj pagën e luftës pasi në një situatë të vështirë kam ardhur në punë dhe pagë nuk mora. Ndërsa shoqet që kanë qëndruar në shtëpi, kanë marrë pagën e luftës duke qëndruar në shtëpi. Pasi unë vija dhe kam marr pagë për orarin e shkurtuar që vija në punë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Javët e fundit janë ngritur në protestë tregtarët e Beratit, Durrësit, Shkodrës dhe Vlorës pasi kërkojnë pagën e luftës. Po kështu kanë protestuar edhe punonjëset e fasonerisë në Korçë, Krujë dhe Berat, të cilat kanë kërkuar pagën e luftës. Qindra punonjës ankohen se nuk kanë marrë pagën e luftës, ndërkohë që theksojnë se kanë bërë aplikimin.

J.V/Dosja.al

Shto Koment