LIVE UPDATES
Sport

“Kemi familje, pse të luajmë?” UEFA dëgjon lutjen e Contes, i anulon ndeshjen

8 Dhjetor 2021, 22:04 Nga DOSJA
“Kemi familje, pse të luajmë?” UEFA dëgjon lutjen e

ANGLI-Covid-19 ka shpërthyer te Tottenham dhe tani numri i të infektuarëve ka shkuar në 13 dhe e destinuar të rritet më tej. Trajneri Conte konfirmoi se 8 lojtarë janë infektuar, plus pesë anëtarë të stafit stërvitor. Tekniku i Tottenham, Antonio Conte kërkoi nga UEFA që të merrte masat. Në konferencë për shtyp italiani u shpreh.

“Çdo ditë kemi një pozitiv, të gjithë jemi pak të frikësuar – tha Conte në prag të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve të Conference League kundër Rennes. Lojtarët kanë familjet e tyre, pse duhet të rrezikojmë? Kush do të jetë nesër? Unë? Nuk mund ta dimë. Më mirë unë se lojtarët, kjo është e sigurt, por kjo nuk është e drejtë.”

Në darkë, UEFA mori vendimin që ndeshja e Conference League ndaj skuadrës franceze, të shtyhej për një datë tjetër, pasi ishte e pamundur që të luhej në kushte të tilla, sepse do të humbte plotësisht besueshmëria e turneut.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport antonio conte tottenham antonio conte tottenham

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë