
TIRANË– Sot banorët e periferisë së kryeqytetit janë kthyer në Mesjetë. Zona e Astirit dhe Yzberishtit nuk ka furnizim me energji elektrike prej disa orësh. Ndërkohë që nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga OSHEE për shkëputjen e energjisë.
Deri më tani banorët e zonës bëjnë me dije se kanë kontaktaktuar me “Shërbimin e Klientit”, të cilët u kanë bërë me dije se në zonë ka një defekt, megjithatë edhe pas disa orëve në terr asnjë nuk është rregulluar.
(k.m/dosja.al)