Showbiz

Kemi dasmë? Klajdi Haruni i bën kërkesën e ndjerë Flori Mumajesit, këngëtari: Ta këndon vëllai jot

Kemi dasmë? Klajdi Haruni do të martohet dhe që tani ia kërkoi dhuratën Flori Mumajesit
Featured image of article: Kemi dasmë? Klajdi Haruni i bën kërkesën e ndjerë Flori Mumajesit, këngëtari: Ta këndon vëllai jot Klajdi Haruni dhe Flori Mumajesi

TIRANË– Kënga e re e Flori Mumajesit “Thjesht t’du”, ka trazuar shumë shpirtra për shkak të historisë që ajo ka.

E sigurisht që nuk mund të shpëtonte, Klajdi Haruni, i cili ka shprehur dëshirën për t’u martuar. 

“Do të doja shumë të ishte kartolina e dasmës sime”, shkruan Klajdi i cili e ka marrë menjëherë përgjigjen e duhur nga Flori.

Shoku i tij i ngushtë nuk ka hezituar që t’i japë një përgjigje pozitive Klajdit: E këndon vëllai jot për ty dhe për atë do t’i shkëlqej sytë.

Postimi i Klajdi Harunit

Klajdi është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private, por para pak ditësh la të kuptohej se ishte në një lidhje por pa zbuluar asnjë detaj tjetër.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment