Politike

“Kemi bërë një pakt!” Elisa Spiropali: Nuk i komentojmë zgjedhjet në PD, po bëhen me stilin e vjetër dhe s’ka surpriza…sherrnaja të pabukta

Garën brenda selisë blu, Spiropali e konsideroi si një nga sherrnajat e pavlera dhe të pabukta që Shqipëria prodhon çdo ditë. 
Featured image of article: “Kemi bërë një pakt!” Elisa Spiropali: Nuk i komentojmë zgjedhjet në PD, po bëhen me stilin e vjetër dhe s’ka surpriza…sherrnaja të pabukta Elisa Spiropali

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka deklaruar se maxhoranca ka bërë një pakt për të mos komentuar asnjëherë zgjedhjet brenda Partisë Demokratike.

E ftuar në “Top Talk”, Spiropali tha se zgjedhjet në PD nuk do të kenë surpriza, pasi sipas saj, po bëhen me ‘stilin e vjetër’. Garën brenda selisë blu, Spiropali e konsideroi si një nga sherrnajat e pavlera dhe të pabukta, që Shqipëria prodhon çdo ditë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Dëgjo Denis, ne kemi bërë një premtim që nuk do të komentojmë për zgjedhjet brenda partisë së PD-së. Sidomos për sherrnaja të pavlera dhe të pabukta që prodhon Shqipëria me shumicë. Kjo gara pas humbjes ashtu është. Është shumë e shpejtë. Ne kemi festën e fitores, ata kanë zgjedhjet e humbjes. Ata po mbyllin sytë dhe sidomos kryetar i PD-së. PD-ja i ka humbur zgjedhjet. Ata i kanë pranuar rezultatet, do hyjnë në Kuvend. Patjetër që po. Kërkesat që kanë bërë ata vazhdimisht për rinumërim, kanë provuar se nuk ka pasur manipulime, por kjo është një temë tjetër,”- tha Spiropali.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment