Politike

Këmbët në përrua, pas parcelat me kanabis/ Berisha publikon foto-montazhin e Saimir Tahirit: Ja hashash pushimi. Ish-ministri ‘qesh me lot’: Vetëm ti s’më zhgënjen mua…

FOTO
Fotoja u postua edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili krahas saj shkruan: Hashash pushimi! Postimin e Berishës e ka pikasur edhe vetë Tahiri, i cili e ka marrë me sportivitet montazhin duke ironizuar edhe ish-kryeministrin. 
Featured image of article: Këmbët në përrua, pas parcelat me kanabis/ Berisha publikon foto-montazhin e Saimir Tahirit: Ja hashash pushimi. Ish-ministri ‘qesh me lot’: Vetëm ti s’më zhgënjen mua…

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka nisur pushimet e verës në jug të vendit. Pas shumë kohësh, ai është kthyer sërish në aktiv në rrjetet e tij sociale, duke ndarë momente nga udhëtimet e tij në mal. 

Një prej fotove të tij, ka rënë edhe në “duart” e ekspertëve të “Photoshop-it”, të cilët pas i kanë montuar një fushë më kanabis. Fotoja u postua edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili krahas saj shkruan: Hashash pushimi! 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Postimin e Berishës e ka pikasur edhe vetë Tahiri, i cili e ka marrë me sportivitet montazhin duke ironizuar edhe ish-kryeministrin. 

“Vetëm ky nuk më zhgënjen kurrë,“-shkruan Tahiri mbi postimin e Berishës duke e shoqëruar me disa emoji të qeshurash. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment