Bota

Këmbanë ALARMI në Mesdheun Lindor/Turqia dërgon anijet ushtarake në brigjet e Qipros, Greqia i kërkon ndihmë Francës

Përvecc kësaj një numër i konsiderueshëm anijesh ushtarake gjenden në jug të Rodosit duke mbështetur anije kërkimore “Oruç Reis”, e cila po kryen kërkime për gazin që ndodhet në det.
Featured image of article: Këmbanë ALARMI në Mesdheun Lindor/Turqia dërgon anijet ushtarake në brigjet e Qipros, Greqia i kërkon ndihmë Francës Anijet ushtarake

GREQI– Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë nuk marrin fund. Së fundmi, Turqia ka forcuar pozicionet e saj në terren, duke dërguar anijet ushtarake në brigjet e Qipros dhe Rodosit. Lajmin e kanë bërë të ditur se mediat greke të cilat kanë raportuar se ka qenë marina greke e cila ka njoftuar se do të fillojë një stërvitje e gjerë në brigjet e Qipros.

Mësohet se gjatë stërvitjes do të përdoret zjarr i vërtetë, gjë për të cilën turqit kanë paralajmëruar të gjitha anijet që lundrojnë në zonën në fjalë. Përvecc kësaj një numër i konsiderueshëm anijesh ushtarake gjenden në jug të Rodosit duke mbështetur anije kërkimore “Oruç Reis”, e cila po kryen kërkime për gazin që ndodhet në det. Ndërkohë disa ditë më parë  NATO u ka kërkuar të dyja vendeve që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të bëjnë një dialogë mes tyrë në mënyrë që të qetësohet siuata.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

BE është duke i bërë presion Turqisë që të ulë tensionet, ndërsa NATO është disi më e ekuibruar duke synuar uljen e tensioneve në rajon. Sakaq, kryeministri grek Mitsotakis i kishte kërkuar ndihmë Francës, e cila dërgoi në zonë aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” dhe disa avionë “Rafale”. Sipas mediave Greqia, synon të blejë 18 avionë të tillë nga Franca në muajt në vijim.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment