Politike

“Këmbanë alarmi”, ish-deputeti Alibeaj denoncon rastin e bujshëm: 17 punëtorët e fabrikës në Krujë janë karantinuar

Alibeaj shkruan se kjo është një këmbanë alarmi. Ish-deputeti përmend edhe faktin që Basha prej ditësh kërkon mbylljen e fasonerive dhe të call centerave, pasi mund të sjellin infektimin e shumë njerëzve. 
Featured image of article: “Këmbanë alarmi”, ish-deputeti Alibeaj denoncon rastin e bujshëm: 17 punëtorët e fabrikës në Krujë janë karantinuar Enkeled Alibeaj

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka bërë një denoncim publik. sipas Aliebajt, 17 punëtorë të një fabrike çimentoje në Krujë janë karantinuar. teksa bashlëngjit e dhe lajmin e publikuar nga Newsbomb. Alibeaj shkruan se kjo është një këmbanë alarmi. Ish-deputeti përmend edhe faktin që Basha prej ditësh kërkon mbylljen e fasonerive dhe të call centerave, pasi mund të sjellin infektimin e shumë njerëzve.

“Karantinohen punëtorët e një fabrike çimentoje në Krujë, Enkelejd Alibeaj: Qeveria të dëgjojë apelin e Bashës dhe të mbyllë qendrat ku grumbullohen shumë punonjës, të garantojë pagesën e tyre. Media raporton se 17 punëtorë të një fabrike çimentoje në Borizanë të Krujës janë vetëkarantinuar, pas frikës se mund të jenë infektuar me koronavirus, për shkak se dy punonjës të saj kanë rezultuar pozitiv. Ky është një tjetër shembull që ulëret për mbylljen e të gjitha fabrikave, fasonerive, call centers apo biznesve që kanë një numër të lartë punonjësish.  Kryetari i Opozitës Lulzim Basha prej javësh apelon Qeverinë që ta marrë këtë masë, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të rreth 70 mijë punonjëve, por Edi Rama vijon të sillet me papërgjegjshmëri. Është e njëjta papërgjegjshmëri që tregoi edhe me vonesën 1 mujore me pajisjen me mjete mbrojtëse të stafeve shëndetësore. Sot, kjo vonesë na ka kushtuar dhjetra mjekë e infermierë të infektuar.  Qeveria duhet të veprojë pa asnjë vonesë. Të mbyllë qendrat ku grumbullohen shumë punonjës, të garantojë pagesën e tyre.  Papërgjegjshmëria dhe vonesat në këtë situatë kushtojnë jetë!”– shkruan Alibeaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Foto e postuar nga Enkeled Alibeaj

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(f.m/dosja.al)

Shto Koment