Aktualitet

ME VIDEO: E plagosën Policët në këmbë se po arratisej, si u dërgua me urgjencë në spital i dënuari për vrasje, efektivët në ‘vigjilencë’

Pas plagosjes ishin efektivët e policisë ata që i dhanë ndihmën e parë 47-vjeçarit dhe më pas e dërguan në spitalin e Vlorës.
Featured image of article: ME VIDEO: E plagosën Policët në këmbë se po arratisej, si u dërgua me urgjencë në spital i dënuari për vrasje, efektivët në ‘vigjilencë’ Spitali i Vlorës

VLORË– Edhe pse banesa e tij ishte e rrethuar nga forcat e RENEA-s, 47-vjeçari Xhevahir Jonuzi nuk u dorëzua. Ai tentoi që të largohej duke qëlluar ndaj tyre me pistoletë, por përfundoi vetë i plagosur në këmbë.Pas plagosjes ishin efektivët e policisë ata që i dhanë ndihmën e parë 47-vjeçarit dhe më pas e dërguan në spitalin e Vlorës.

Siç duket edhe nga pamjet, derisa Jonuzi mjekohej, jashtë spitalit kishte disa makina Policie, të cilat ruanin nga afër të dënuarit me 25 vite burg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kapet i shumëkërkuari Xhevahir Jonuzi. 47-vjeçari kërkohej për vrasjen e dy personave me kallashnikov në vitin 1999 për arsye të dobëta. Operacioni ka nisur mëngjesin e sotëm rreth orës 7, gjatë të cilit pati edhe shkëmbim zjarri. Nga përplasja me armë mbeti i plagosur i shumëkërkuari.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment