Sport

Këlcyra mohon dhunën: S’kishte përplasje me trejnerin mik, ndeshja ishte e qetë

Sipas një njoftimi të këtij klubi  thuhet se nuk është tentuar kurrë dhuna e trajnerit të Maliqit, Malësia.
Featured image of article: Këlcyra mohon dhunën: S’kishte përplasje me trejnerin mik, ndeshja ishte e qetë Skuadra e Këlcyrës

KËLCYRË- Pas episodit të dhunës në ndeshjen me Maliq, ka ardhur dhe një deklaratë nga klubi i Këlcyrës. Sipas një njoftimi të këtij klubi  thuhet se nuk është tentuar kurrë dhuna e trajnerit të Maliqit, Malësia.

Po ashtu i urojnë shërim të shpejtë dhe futbollistit që u dhunua dhe shton se i gjithë skenari ka qenë i përgatitur nga Maliqi dhe nga ish-shefi i klubit të Devollit.

DEKLARATA E PLOTË

Ne te gjitha mediat sportive po perhapet me shpejtesi lajmi sikur ne takimin e sotem Kelcyra – Maliqi eshte ushtruar dhune. Bejme me dije gjithe opinion sportiv dhe jo sportiv se eshte zhvilluar nje ndeshje brenda normave sportive. Ne min.37 futbollisti i ekipit tone, kapiteni Kule eshte larguar nga fusha e lojes pas marrjes se dy kartonave te verdhe dhe ne asnje moment nuk ka pasur perplasje me trajnerin mik Malesia.

Gjithashtu dhe per demtimin e futbollistit mik XAKA deshirojme qe te shprejme urimet per sherim sa me te shpejt. Deshironim te sqaronim se videot e shperndara nga NESTI BINISHI ne te gjitha mediat sportive, ish shefi i klubit te Devollit vitin e kaluar, aktualisht ka marr persiper per te nxjerr Maliqin ne Kategori te Pare, jane per te justifikuar deshtimin e asaj qe kishte marr persiper ne ndeshjen e sotme ne te cilen deshtoi.Ne momentin qe ekipi jone nuk hap rruge ndaj te gjitha ekipeve pretendente aludohet kudo se ne fushen tone ka pasur dhune. NE NUK SHITEMI , AS NUK BLIHEMI!

Dhuna është rishfaqur sot në ndeshjen Këlcyra-Maliqi. Një prej fubollistëve të Këlcyrës ka dhunuar kundështarin, i cili tashmë ndodhet në spital. Trajneri i Maliqit u shpreh pas ndeshjes se të gjithë ishin të friksuar. Këlcyra ka reaguar dhe shprehet se ndeshja ka qenë brenda normave.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment