Showbiz

Kejvina Kthella rrëfen ngjarjen: Më pëlqen shumë alkooli, më para dilja shumë, u zgjova në divanin e diskos në Itali dhe pashë dy tipa…. por s’është mirë të pish

Kejvina Kthella është në qendër të lajmeve rozë për lidhjen e saj me të akuzuarin kryesor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.
Featured image of article: Kejvina Kthella rrëfen ngjarjen: Më pëlqen shumë alkooli, më para dilja shumë, u zgjova në divanin e diskos në Itali dhe pashë dy tipa…. por s’është mirë të pish Kejvina Kthella, veline
Përditësuar:

TIRANË- Vajza e njohur e showbizz-it, Kejvina Kthella, është shprehur se alkooli i pëlqen.  E ftuar në emisionin “Thumb On”, me Aulona Mustën dhe Fatma Haxhaliu, Kejvina ka thënë se kur e zë alkooli edhe qan. Më tej, ajo ka rrëfyer edhe historinë sesi fjeti gjumë në divanin e një clubi në Itali, pasi ishte tapë. “Më pëlqen shumë alkooli, më para dilja shumë, më zuri gjumi në Itali tek divani i diskos, kur jam zgjuar s’kishte asnjë njeri, veç dy vetë që pastronin. Këto histori mbaj mend. Tani e mbaj, kanë kaluar kohë. Duhet të pi shumë goxha, gjysmë ore ulur, më pëlqen të kërcej, bëhem shumë e dashur, edhe qaj. Ka ndodhur shumë që kam qarë, nuk është mirë të pish alkool. Se duhet të jetë sipas gjendjes.”-ka thënë Kthella.

Kejvina Kthella është në qendër të lajmeve rozë për lidhjen e saj me të akuzuarin kryesor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Sekuestrimi i telefonit, makinës dhe llogarive bankare, iu bënë pasi Kejvina Kthella u mor në pyetje për shkak të komunikimeve që kishte me Redjan Rrajën. Redjan Rraja, i njohur dhe si të “Dara i Krujës”, akuzohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që modelja Kejvina Kthella, sipas informacioneve në Polici dhe prokurori rezulton se është alibia e Redjan Rrajës, i cili ka thënë para grupit se e ka të dashur modelen dhe se ka qenë me të në momentin e atentatit. Kejvina kishte gjithashtu në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment