Showbiz

‘Kush mund të mi bënte më mirë…?’/ Kejvina Kthella zmadhon buzët, e pranon vetë, publikon edhe PAMJET: I preka pak!

VIDEO
Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella ka publikuar vetë se ka ndërhyrë në buzë duke i zmadhuar me acid hyaluronic tek mjeku i saj i besuar.
Featured image of article: ‘Kush mund të mi bënte më mirë…?’/ Kejvina Kthella zmadhon buzët, e pranon vetë, publikon edhe PAMJET: I preka pak! Kejvina Kthella

TIRANË– Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella ka vendosur që të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale për pamjen e saj të jashtme.

Ajo ka publikuar vetë se ka ndërhyrë në buzë duke i zmadhuar me acid hyaluronic tek mjeku i saj i besuar.

“Vendosa dhe unë të prekja pak buzët. E kush mund të mi bënte më mirë se ai,”-shprehet Kejvina teksa tregon edhe mjekun që i ka bërë ndërhyrjen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kejvina Kthella u vu për disa muaj në fokus të mediave, pasi iu zbulua lidhja me Redjan Rrajën, nipin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Rraja aktualisht ndodhet pas hekurave, pasi akuzohet për atentatin ndaj Porkurorit Arjan Ndoja, ngjarje ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku. Ndërsa së fundmi, ajo është përfolur për një lidhje me reperin nga Kosova, Seven Saraçi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment