Showbiz

Keisi nuk heq dorë nga Stresi! Dy muaj pas ndarjes publikon detajin mallëngjyes (Foto)

Ajo tregon se i mungon shumë këngëtari.
Featured image of article: Keisi nuk heq dorë nga Stresi! Dy muaj pas ndarjes publikon detajin mallëngjyes (Foto) Stresi dhe Kejsi

TIRANË– Edhe pse kanë kaluar dy muaj tashmë që kur çifti i dha fund lidhjes së tyre, mesa duket Kejsi nuk dorëzohet. Në një postim në Instastory, bukuroshja që tashmë po e vazhdon jetën e saj në Kanada ka publikuar një foto me qenin e saj.

Por ajo që bie në sy tek kjo foto është fakti që ish-partnerja e Stresit nuk e ka hequr unazën e fejesës. Të jetë kjo një shenjë që asaj vazhdon t’i mungojë këngëtari dhe nuk dorëzohet me ndarjen?

Foto e publikuar nga Kejsi

Nga ana tjetër, vetë Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi teksa ishte i ftuar në emisionin “Why not” tha se nuk ka ndërmend të postojë asgjë në lidhje me këtë histori.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë s’kam postuar dhe s’do postoj kurrë për këtë punë. Janë çështje që nuk është hera e parë që i kaloj. Jam shumë i fortë. Unë e kaloj shumë shpejt çdo gjë,”– u shpreh Stresi.

Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre pasi reperi doli nga burgu. Fillimisht u përfol se shkaku i shkëputjes mund të ishte tradhëtia e këngëtarit por deri më tani nuk kemi pasur asnjë deklaratë zyrtare nga dyshja.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment