Aktualitet

Atentatorët ia bënë makinën shoshë me plumba, Kei Piu u gjet i shtrirë në tokë para një lokali, Policia e çoi në spital

Mësohet se 23-vjeçari ka mundur që të shpëtojë pa marrë asnjë lëndim që mund t’i kushtonte jetën. Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ka marrë 3 plumba dhe një prej tyre e kishte kapur në këmbë.
Featured image of article: Atentatorët ia bënë makinën shoshë me plumba, Kei Piu u gjet i shtrirë në tokë para një lokali, Policia e çoi në spital Spitali i Elbasanit dhe i plagosuri Kei Piu

ELBASAN– Kei Piu u përball mesnatën e djeshme me atentatorët e tij, të cilët e qëlluan me breshëri plumbash. Mësohet se 23-vjeçari ka mundur që të shpëtojë pa marrë asnjë lëndim që mund t’i kushtonte jetën. Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ka marrë 3 plumba dhe një prej tyre e kishte kapur në këmbë.

Piu është gjetur i shtrirë para një lokali rreth orës 1 pas mesnate dhe është dërguar nga partulla e Policisë në spital. Aktualisht ai ndodhet në spitalin rajonal ku edhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Një fuoristradë në lëvizje ka hapur zjarr ndaj ‘Range-t’ të 23-vjeçarit Kei Piu. Mësohet se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital dhe ka deklaruar se nuk e ka identifikuar autorin. Policia ka nisur hetimet.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment