Jete & Stil

Kë të marr e kë të lë, djali konfuz martohet me të dyja të dashurat e tij / Malajzi

Mesa duket ai kishte qënë në një lidhje të gjatë dashurie me njërën prej tyre, e më pas kishte njohur edhe vajzën tjetër, me të cilën gjithashtu kishte qëndruar për një kohë të gjatë.
Featured image of article: Kë të marr e kë të lë, djali konfuz martohet me të dyja të dashurat e tij / Malajzi

MALAJZI – Një dasëm në Malajzi ka arritur të kalojë pritshmëritë e të tërë të ftuarve, por jo vetëm, në momentin që dhëndri është parë dukë çuar në altar jo një por dy nuse të veshura me të bardha.

Netizen Jimmy Jimm, kushuriri i dhëndrit, e bëri virale dasmën e tij, duke postuar në rrjet foto të eventit, si dhe përshkrimin e asaj që kishte ndodhur.

Jimm tregon se dhëndri kishte kaluar një periudhë të gjatë depresive dhe konfuze, pasi nuk arrinte të vendoste dot se cilën nga vajzat të merrte për grua.

Dy nuset dhe dhendri

Mesa duket ai kishte qënë në një lidhje të gjatë dashurie me njërën prej tyre, e më pas kishte njohur edhe vajzën tjetër, me të cilën gjithashtu kishte qëndruar për një kohë të gjatë.

Ai shprehej shpesh, sipas Jimm, që i donte të dyja vajzat tmerrsisht shumë, dhe nuk donte të humbiste asnjërën prej tyre.

Foto gjate dites se dasmes.

Fillimisht vajzat nuk ishin në dijeni për praninë e njëra tjetrës, por mesa duket tashmë ato jo vetëm që e dinë, por dhe kanë rënë dakort të martohen me të njëjtin burrë, e për më tepër duken shumë të lumtura gjatë zhvillimit të dasmës.

Burimi: Daily Mail 

E.C/Dosja.al

Shto Koment