Showbiz

‘Ke rënë shumë në sy’, Manushi i flet për Eros Grezdën, Nevina ngrihet i mbyll gojën (VD)

Manushi i ka nxjerrë sekretin Nevina Shtyllës dhe veprimet e saj e nxorrën sheshit që ajo është në një lidhje me futbollistin, Eros Grezda.
Featured image of article: ‘Ke rënë shumë në sy’, Manushi i flet për Eros Grezdën, Nevina ngrihet i mbyll gojën (VD) Futbollisti i Kombëtares, Eros Grezda dhe moderatorët, Ed Manushi dhe Nevina Shtylla.

TIRANË– “Procesi sporti” i kësaj radhe ka qenë plot papritura për Nevina Shtyllën, që akoma s’e ka pranuar publikisht lidhjen e saj me futbollistin, Eros Grezda.

Por, komentetet e futbollistit të Kombëtares në foton e moderatores i shtuan tepër dyshimet (Lexo këtu). Gjithashtu burime të sigurta për “Panorama Plus” kanë konfirmuar lidhjen e tyre.

Manushi tepër ‘pikant’ në fjalët e tij i drejtoi disa fjalë ‘thumbuese’ Nevinës.

“Ti goce kujdes se ke rënë në sy shumë me këto takimet e tua të darkave,”- ka thënë moderatori.

Gjatë emisionit, ndër të tjera Nevina e ka treguar qartësisht s’e ka diçka në lidhje me futbollistin!

“Ore ai Grezda ai Grezda, ç’thuhet për atë Grezdën andej nga Kosova”,- është shprehur Manushi.

Ndërkohë që Manushi ka përmendur Eros Grezdën, Nevina Shtylla ka bërë veprimin befasues. E ngritur në këmbë, moderatorja i ka mbyllur gojën Manushit duke mos e lënë të flasë më tej.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment