Bota

KE: Procedurë ligjore kundër Hungarisë për shkelje të ligjit të azilit të BE-së

Brukseli deri më tani i ka dërguar një letër zyrtare njoftimi Hungarisë. Budapesti ka dy muaj kohë për t’iu përgjigjur argumenteve të ngritura nga KE.
Featured image of article: KE: Procedurë ligjore kundër Hungarisë për shkelje të ligjit të azilit të BE-së Foto Ilustruese

Komisioni Europian njoftoi dje se ka hapur procedurë ligjore kundër Hungarisë për zbatim jokorrekt të ligjit të azilit të BE-së.

“Procedurat e reja të azilit, të miratuara në Hungari në përgjigje të pandemisë së COVID-19, janë në kundërshtim me ligjin e Bllokut”, tha KE në një deklaratë.

“Kjo dispozitë përbën një kufizim të paligjshëm të hyrjes në procedurën e azilit, në veçanti, sepse parandalon personat në territorin hungarez, përfshirë në kufi, të kërkojnë një mbrojtje ndërkombëtare”, shtoi ekzekutivi i BE-së.

Brukseli deri më tani i ka dërguar një letër zyrtare njoftimi Hungarisë. Budapesti ka dy muaj kohë për t’iu përgjigjur argumenteve të ngritura nga KE.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në mungesë të kësaj, ky i fundit mund t’i dërgojë një mendim të arsyetuar, domethënë një kërkesë zyrtare për të qenë në përputhje me ligjin e Bllokut.

Nëse përgjigjja mbetet e pakënaqshme, më pas, Brukseli mund të vendosë që t’ia referojë çeshtjen Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian.

Marrw nga: Atsh

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment