Aktualitet

Ke një ide për biznes? Ambasada e SHBA të jep mundësinë ta bësh realitet, ja si mund të aplikoni për akademinë që do ngrihet në Shqipëri

Ambasada e SHBA në Tiranë lajmëron se do të hapet në Shqipëri Akademia për Gratë Sipërmarrëse, ku sipëmarrëset mund të bëjnë realitet idetë për biznes.
Featured image of article: Ke një ide për biznes? Ambasada e SHBA të jep mundësinë ta bësh realitet, ja si mund të aplikoni për akademinë që do ngrihet në Shqipëri Ambasada amerikane

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë lajmëron se do të hapet në Shqipëri Akademia për Gratë Sipërmarrëse, e cila synon t’i ndihmojë ato për të bërë realitet idetë e biznesit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ambasasa njofton se mund të aplikojnë sipërmarrëeset nga mosha 20 deri në 35-vjeç.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara, në bashkëpunim me Qendrën Ideo dhe Destil Creative Hub, kanë kënaqësinë të hapin për herë të parë në Shqipëri Akademinë për Gratë Sipërmarrëse (AWE), e cila synon të ndihmojë gratë të sjellin në jetë idetë e tyre sipërmarrëse nëpërmjet njohurive, kontakteve dhe financimit. Nëse je një grua nga 20-35 vjeç dhe ke një ide biznesi të cilën dëshiron ta bësh realitet, ju mund të aplikoni për të qenë pjesë e Akademisë.”, njofton ambasada.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al 

Shto Koment