Showbiz

‘Ke bekuar jetën tonë’, aktori shpreh publikisht dashurinë për këngëtaren

Në prill të vitit të kaluar Channing Tatum dhe Jena Dwan i dhanë fund martesës së tyre 9-vjeçare. Teksa të gjithë kishin shpresa se ata do të riktheheshin së bashku, Tatum dukej se kishte vendosur të ecte para me jetën e tij duke i dhënë mundësinë vetes për të filluar një lidhje të re.
Featured image of article: ‘Ke bekuar jetën tonë’, aktori shpreh publikisht dashurinë për këngëtaren Channing Tatum dhe Jessie J

Lajmet për lidhjen e tyre kanë nisur të qarkullojnë prej tetorit 2018, pasi ata u fotografuan sëbashku pak javë më parë.

Më në fund, Channing ia ka shprehur publikisht dashurinë Jessie J-t në një postim në Instagram. Ai ka publikuar një foto të dashurës së tij dhe një dedikim me rastin e ditëlindjes së saj.

Të uroj një ditë të lumtur, të mbushur me dashuri dhe dritë. Ti erdhe në botë në këtë ditë dhe i vure flakën. Ke bekuar sytë, veshët, zemrat dhe jetët tona… kështu që faleminderit që je ti që je. Je shumë e veçantë! Gëzuar ditëlindjen, zemër”, -ka shkruar Tatum.

Postimi i Chaning Tatum në Instagram.

L.K/Dosja.al

Shto Koment