Virale

“Ke ardh me ndreq dhëmbët o gjerman”, mesazhi i emigrantit shqiptar: I lusim b*thën çdo polici, 26 orë rrugë (VD)

Një video që po bën xhiron e rrjetit kërkon që t'u japë fundsteriotipeve shqiptare lidhur me emigrantët dhe kthimin e tyre në atdhe. Një i ri shprehet se kalojnë shumë vështirësi në 26 orë rrugë, e gjithçka për shkak të dashurisë ndaj vendit, dhe jo se duan të qethen apo rregullojnë dhëmbët.
Featured image of article: “Ke ardh me ndreq dhëmbët o gjerman”, mesazhi i emigrantit shqiptar: I lusim b*thën çdo polici, 26 orë rrugë (VD) I riu emigrant nga Kosova

TIRANË- Një video është publikuar në rrjet ku një qytetar nga Kosova, u drejtohet bashkëatdhetarëve të tij shqiptarë, të cilët u drejtohen mërgimtarëve me fjalët si “Ausllander”, “Schatzi”, “gjerman” etj.

Ai shprehet në video se ndihet keq që askush nuk e quan vëlla, shqiptar apo kosovar, por të gjithë emigrantëve u drejtohen me epitete të ndryshme.

Po ashtu ai tregon një moment ku është sharë për shkak të një gabimi në rrugë me makinë, duke i thënë: “Si po vini ju lopët e jashtit, po e boni m*t, po e boni tallavi”.

Ai shprehet se ka trajtuar një sërë steriotipesh ndaj emigrantëve shqiptar kur ata kthehen nga mërgimi në atdhe. I riu shprehet se nuk vijnë në atdhe as për të hequr flokët, as për të rregulluar dhëmbët, për të ble rroba apo për të shitur mend me makinat e reja, por për shkak të dashurisë ndaj vendit.

Ai bën thirrje që shqiptarët t’i largojnë këto paragjykime, pasi pavarësisht gjithçkaje bëjnë 26 orë rrugë, jo për të qethur flokët apo rregulluar dhëmbët, por për të kaluar pushimet në atdhje, pasi dashuria ndaj vendit të tyre është shumë më e madhe, ndoshta edhe mës shumë se e atyre që jetojnë aty. 

Pjesë nga video: 

Tungjatjeta oj Kosova jeme e shtrenjt. Një fakt sot me shtini me bo kët video. Dola, thash ti takoj shok e miq e cmallna pak me ta, se nuk jam pa moti edhe me të vërtet me kish marr malli për ta. I pari që më pa më tha: Ku jo mo ti Auslander “I huaj”. Ai tjetri tha leje leje se ky o schatzi “mërgimtar”. Një tjetër më tha: Ku je be tha ti je gjerman. Boll prita po asnjoni nuk e cëli gojën edhe më mthon, ku je o vlla. Ku je o bashkatthetar, ku jo o shqiptar, ku je o kosovar? Absolut. Para se tu dal me kerr, me hesape ia paskena marr pahiri përparësinë, në udhë dhe e celi xhamin. Edhe shajti goxha si me dhe u shfry si po vini tha me ju lopët e jashtit tha pe boni mut këtu tha, po beni pallari. Edhe unë du me ty drejtu ty o vllau jem, se ndodhta kjo video, me arrit deri te ti. Unë jam që ai që e shajte m’rrugë. Edhe du me t’vet o vlla a q’aq shumë tu keni po tullusuma? A q’aq po ti vrasja sytë na qe kena ardh a?

700 mijë berbera i kalojna prej emigrimit deri në Kosovë, edhe po vijna këtu me hek flokët a? Ose me i ndreq dhëmbët, ose me ble tesha a? Ose me tu fry ty me kerr temin? Jo be vllau jem, tan at malltreti, vjet për vjet edhe çdo herë asht tu bo më i shrenjtë edhe ne aper nuk nalem,vina n’ven tonin. Mos menoni, mos menoni se vallahi e kini gabim, shume e kini gabim, pse? Nuk munder mu dashnin e venit tem me ma hup një kufitar i keq, që mundohet me çdo kusht me ma cel gipekin ha vllau jem cele se nuk ka kurrgjo. Ose nuk mundert mu nje kamarier, në kafeteri pse mi vjedh nga 50 cent edhe njiher, nuk munndet mu me ka hup mu dashninë e ktij vendi, se une jam shqiptar, unë jam i Kosovës edhe për jetë, qitu kam me ardh me kry pushime. E hiç e hiç, mu nuk mundet me ma hup dashninë një njeri që më shan në rrugë. Edhe me thoj tu asulanderat e keni bo mut. Vllau jem, apet po t’coj selam. Ti mke sha dhe e ke vrejt, që unë nuk ke kam cel gojën me t’sha. Edhe në ket video nuk t’shaj, allahi t’rujt. E t’nehet se, unë vllavin shqiptar nuk e shaj nuk kam edukat prej familjes me shajt vllavi jem shqiptar, kërkoj falje. Nuk kam edukat prej familjes me shajt vllavi jem shqiptar, kërkoj falje. Të gjitha tmirat mir mbeçi.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment