Sociale

“Kcimi i Tropojës” drejt UNESCO-s, Mjeshtri i Madh: Zvarrisin procesin për ne të veriut

Pavarësisht reagimit pozitiv të akademikut Vasil Tole lidhur me këtë çështje, koreografi Skënder Hakaj shprehu shqetësimin se ky process është duke u zvarritur qëllimisht, duke vënë në dukje dallimet dhe përkatësinë krahinore.
Featured image of article: “Kcimi i Tropojës” drejt UNESCO-s, Mjeshtri i Madh: Zvarrisin procesin për ne të veriut Koreografi i njohur, Skënder Haklaj

TIRANË- Vallja e Tropojës apo më mirë të themi “kcimi i Tropjës’ siç preferoi ta quante koreografi i njohur Skënder Haklaj, është një vlerë kombëtare e jona, që pritet të njihet si trashëgimi botërore nga Unesco.

Vetë z.Hakaj tregoi se prej kohësh ai bashkë me koreografë të tjerë kanë përgatitur një dosje me të gjitha materialet e nevojshme dhe brenda kritereve të kërkuara nga institucionet përkatëse, për ta përfshirë vallen e Tropojës në listën e trashëgimive të mbrojtura të Unesco-s.

Pavarësisht reagimit pozitiv të akademikut Vasil Tole lidhur me këtë çështje, koreografi Skënder Hakaj shprehu shqetësimin se ky process është duke u zvarritur qëllimisht, duke vënë në dukje dallimet dhe përkatësinë krahinore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Meraku im është zvarritja për ne, se thonë hajt këta janë provincialë…” tha ai, duke shtuar më tej se nëse “fati” i këtij kërcimi do të ishte në dorën e Tiranës apo ndonjë qyteti tjetër, procesi i njohjes nga Unesco do ishte kryer me kohë dhe nuk do kishte qenë e nevojshme të pritej kaq gjatë.

(Marrë nga Top Channel)

Shto Koment