Politike

“Kazan”, gazetari grek i përgjigjet Ramës për pushimet: Hëngre drekë në orën 15:00, hoteli s’ka pse gënjen (Replika)

Gazetari grek është shprehur se kryeministri Edi Rama ka pirë kafe i vetëm gjatë orës 15:00-17:00 të pasdites.
Featured image of article: “Kazan”, gazetari grek i përgjigjet Ramës për pushimet: Hëngre drekë në orën 15:00, hoteli s’ka pse gënjen (Replika) Kryeministri Edi Rama dhe hoteli në Greqi

TIRANË– Gazetari grek Vasilis Aleksiu, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratën e këtij të fundit, teksa quajti kaza mediat greke, të cilat publikuar lajmin se Rama po kalonte pushimet i vetëm, në shtetin fqinj.

Në një prononcim për Dosja.al, Aleksiu shprehet se atë e kishin marrë në telefon drejtusit e hotelit dhe i kishin thënë se kryeministri shqiptar po drekonte dhe po pinte kafe i vetëm gjatë orës 15:00-17:00 të pasdites, më datë 23 gusht.

Ai shpjegon më tej se lajmi ka qenë pa foto, pasi Rama ruhej nga trupa të shumtë sigurie dhe se drejtuesit e hotelit nuk kanë arsye të sajojnë diçka të tillë.

“E publikova atë lajm, pasi kontaktova me drejtues të hotelit. Ata më morën në telefon dhe më thanë se Rama ishte në ambjentet e tyre, kishte ngrënë drekë dhe se tashmë po konsumonte një kafe i vetëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk kisha foto sepse askush nga personat që ndodheshin në hotel nuk mundën të shkrepnin asnjë. Kryeministri shqiptar ruhej nga shumë truproja. Unë kam shumë besim tek drejtuesit e atij hoteli në Trikalla. Ata nuk kanë arsye të sajojnë diçka të tillë,”- thotë gazetari grek Vasilis Aleksiu.

Media greke “Trikalavoice.gr”, botoi një artikull ku thuhej se kryeministri shqiptar, ndodhej në Trikala. Media shtonte se Rama ishte i vetëm dhe se kishte konsumuar drekë dhe kafe në sheshin e qytetit.

Në dy reagime të njëpasnjëshme në Twitter, Rama u shpreh se edhe media greke është “kazan”, dhe se nuk ka pushuar jashtë vendit që prej 2013-ës. Më tej, Rama thotë se lëvizja për pushime është e kufizuar edhe për ministrat e qeverisë.

(f.m/dosja.al)

2 Komente në ““Kazan”, gazetari grek i përgjigjet Ramës për pushimet: Hëngre drekë në orën 15:00, hoteli s’ka pse gënjen (Replika)

  1. Tamam kazan. Po të hash drekë e po të pish kafe je me pushime?

    • Kam besim thote idioti. Po pse me hearsay do shesesh gazeten ti more myteber. Gazetari verifikon vete jo me tha i thashe. Kazan I ndryshkur

Shto Koment