Aktualitet

‘Kavaja’/ Vrau me armën e shërbimit Dritan Haxhollin, Apeli lë në qeli Bledar Toçin

Shefi i sigurisë së burgut në Durrës, Bledar Toçi akuzohet për vrasje më dashje të Dritan Haxhollit në banesën e 30 vjeçares, Marsida Qatja.
Featured image of article: ‘Kavaja’/ Vrau me armën e shërbimit Dritan Haxhollin, Apeli lë në qeli Bledar Toçin Bledar Toçi dhe Dritan Haxholli

DURRËS– Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Toçin, efektivin e përfshirë për ngjarjen e ndodhur në Kavajë.

Shefi i sigurisë së burgut në Durrës, Bledar Toçi akuzohet për vrasje më dashje të Dritan Haxhollit në banesën e 30 vjeçares, Marsida Qatja. Haxholli shkoi aty me kallashnikov dhe tentoi të sulmojë personat e pranishëm mes të cilëve ishte edhe Toçi.

Toçi kishte rreth një vit që kishte marrë emërimin, ndërsa më herët kishte punuar në Gardën Republikës. Në këtë institucion, ai punoi për rreth 7 vite me radhë e pasi kishte marrë disa masa disiplinore, ishte pezulluar edhe nga detyra.

Pak ditë pas ngjarjes, Gjykata e Kavajës caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” i akuzuar për vrasje me dashje dhe prodhim e shitje të lëndës narkotike. Masa e sigurisë, iu komuniku në ambientet e Spitalit të Durrësit ku qëndronte i shtruar pas plagës së kishte marrë në qafë nga një plumb kallashnikovi të gjuajtur nga Dritan Haxholli.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment