Aktualitet

Katër viktima brenda dy orëve, Policia e Shtetit blindon vendin pas vrasjeve në Lezhë e Durrës, kontroll masiv në Fushë Krujë, vendi që fsheh ‘kokat’

Dy burrat, rreth 60 vjeç, Preng Simoni dhe tjetri, i identifikuar si Kol Murrani u gjetën të pajetë rreth orës 16:00 kur fqinjët e tyre në këtë zonë, dëgjuan krismat e para.
Featured image of article: Katër viktima brenda dy orëve, Policia e Shtetit blindon vendin pas vrasjeve në Lezhë e Durrës, kontroll masiv në Fushë Krujë, vendi që fsheh ‘kokat’ Foto nga vendi i krimit në Durrës dhe Lezhë
Përditësuar:

TIRANË– Shqipëria është tronditur ditën e sotme teksa brenda dy orëve janë shënuar katër viktima. Vrasja e parë e dyfishtë u shënua në fshatin e largët të Lezhës në një kodër në Lalm të Vjetër.

Dy burrat, rreth 60 vjeç, Preng Simoni dhe tjetri, i identifikuar si Kol Murrani u gjetën të pajetë rreth orës 16:00 kur fqinjët e tyre në këtë zonë, dëgjuan krismat e para.

Kol Murrani është banor i zonës dhe një rapsod i njohur në Lezhë, ndërsa për Simonin, nuk dihen ende detaje. Paraprakisht dyshohet se mund të jenë ekzekutuar me armë zjarri nga një person i tretë, ndërkohë që ende nuk dihen detaje të reja.

Mirëpo, sapo ka kaluar një orë, dy trupa të tjerë të pajetë janë gjetur brenda një automjeti të llojit “Golf 5”, në tregun e makinave në Durrës. Zona njihet ndryshe si Nishtulla. Siç shihet edhe në foto, mjeti ku ndodhen brenda dy trupat e pajetë, është rrethuar nga efektivë policie që kanë krijuar perimetrin e sigurisë, dhe po zhvillohen hetimet mbi ngjarjen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E vetmja gjë që dihet deri më tani, është se personat që ndodhet brenda mjetit janë kushërinj dhe kanë rënë pre e një atentati.

Vendi ku po kërkohet për autorët është Fushë Kruja, aty ku dyshohet se mund të jenë larguar atentatorët e dy kushërinjve në Shën Vlash të Durrësit. Në shumë raste, Fushë Kruja ka ‘mbuluar’ dhe ka ‘fshehur’ emra të botës së krimit, që kanë marrë pjesë në atentate të ndryshme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment