Bota

Katër vajza përdhunohen për çdo orë në Brazil, studimi zbulon të dhënat e frikshme

Raportet e një studimi të fundit kanë zbuluar se në Brazil vajzat janë tmerrësisht të rrezikuara në vendin ku jetojnë, pasi për çdo orë në Brazil përdhunohen 4 vajza.
Featured image of article: Katër vajza përdhunohen për çdo orë në Brazil, studimi zbulon të dhënat e frikshme Foto ilustruese

BRAZIL-  Sipas një studimi të fundit, në Brazil 4 vajza nën moshën 13 vjeç  përdhunohen në çdo orë.

Këto janë vetëm dy nga gjetjet nga një studim i ri i publikuar të martën nga organizata joqeveritare Forumi i Sigurisë Publike Brazilian, i cili zbuloi se dhuna ndaj grave dhe vajzave po përkeqësohet në vend.

Brazili, i cili është shtëpia e mbi 200 milionë njerëzve,  tashmë është një ndër vendet më të rrezikshme në planetin tokë për të gjitha femrat.

  6 qershor 2016,  Rio de Janeiro, Brazil.

Raporti zbuloi se femicidet , kur një grua vritet  u rrit me 4% vitin e kaluar edhe pse shkalla e vrasjeve nacionale ra 10.8%.

Mbi 263,000 gra pësuan lëndime të rënda nag vetë partnerët e tyre, sipas studimit, i cili u bazua në të dhëna qeveritare.

Vendi gjithashtu pa numrin më të madh të dhunimeve të raportuara ndonjëherë, dhe pothuajse 54% e viktimave ishin vajza nën 13 vjeç

Një vend i rrezikshëm për gratë është Brazili i ditëve të sotme. Dhuna ndaj grave është një problem me të cilin Brazili po përballet prej disa kohësh.

Brazili është ende një nga vendet më të rrezikshme në botë për gratë”, tha Valeria Scarance, një prokurore publike, për gazetën braziliane Globo’s Jornal Nacional të martën. “Dhe vendi më i rrezikshëm për një grua është shtëpia e saj.”- shtoi  ajo.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment