Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË– Ekipet e futbollit të kategorisë superiore kanë vendosur të mos fillojnë kampionatin e futbollit deri sa qeveria Rama të plotësojë paketën e kushteve që ata kanë artikualuar që pas fillimit të situatës së Covid 19. Ky vendim që u formalizua ne mbledhjen e përfaqësuesve të ligës profesioniste që u mbajt gjatë udhëtimit të Kombëtares në Minsk.
Megjithatë “lufta” në distancë mes qeverisë dhe futbollit vazhdon ende. Sot Liga ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm të saj, Dritan Kadia. Ky i fundit vazhdon me qëndrimin se kryeministri është i vetmi, që ka fuqinë ta zgjidhë këtë problem dhe ka katër pyetje për Yllin dhe Denajn në lidhje me deklaratat e tyre të djeshme.
REAGIMI I LIGËS SË KATEGORISË SUPERIORE:
I dashur zoti Fidel! E ndoqa me vëmendje konferencën e shtypit që ju dhe Ministria e Financave, zonja Denaj dhatë dje për mediat. T’ju them të drejtën prisja një qëndrim më mbështetës për kërkesat e Ligës, të cilat në fakt janë premtime të drejtpërdrejta e të bëra fjalë për fjalë, nga Kryeministri përpara 18 muajsh.
Sigurisht që është e drejta juaj të bëni politikë me gjithçka, por komuniteti i futbollit nuk ndihet i nderuar nga kjo prirje. Konferenca e djeshme e shtypit nuk i dha përgjigje disa pyetjeve:
1) Pse nuk i përmbushni, derisa i konsideroni të drejta kërkesat e Ligës?
2) A janë prej kohësh të njohura për qeverinë kërkesat e ligës?
3) Përse ministria e financave do të bisedojë me ne, kur ajo dhe qeveria, siç deklaroi edhe dje, janë kundër kërkesave të ligës?
4) Pse qeveria bën një të ashtuquajtur ligj për sponsorizimet që nuk e ka asnjë vend europian e ballkanik? Pse nuk miraton një ligj si Maqedonia, Kosova, Hungaria, Gjermania etj etj, “Ligjin për sponsorizimin”, që propozon Liga?
Unë si Sekretar i Ligës mbetem ne dispozicionin tuaj për çdo informacion që ju kërkoni. E përsëris edhe një herë ftesën në adresën tuaj, të vini për një takim në selinë e ligës. Gjithashtu, ju lutem t’i përcillni Kryeministrit si i vetmi person që mund të krijojë një vullnet politik të shumicës për zgjidhjen e katër kërkesave, gatishmërinë e përfaqësuesve të tryezës së presidentëve për t’u takuar e biseduar me të. Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Profesioniste, Dritan Kadia.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ROMË-Marash Kumbulla do të jetë futbollisti më i ri i Romës. Pas shumë tentativave të Lazios dhe Interit, mbrojtësi shqiptar ka pranuar ofertën e kryeqytet...
GJERMANI-Të enjten, Wolfsburg do të luajë kundër Kukësit në raundin e dytë kualifikues të Europa League.Takimi do të luhet në “Air Albania”,ndërsa interesant ës...
ANGLI-Tottenham është shumë pranë një marrëveshjeje të bujshme që do të kthente Gareth Bale në Londër. Kjo e martë ka rezultuar një ditë me bisedime intensive, ...
SPANJË-Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit, Samuel Eto’o do të përballet sërisht nëpër dyert e gjykatave, për shkak të një procesi për djalin e tij Etien...
GJERMANI-Bundesliga gjermane është e gatshme të rihapë dyert e stadiumit për spektatorët, duke filluar që nga e premtja në mbrëmje në ndeshjen Bayern Munich-Sch...
PARIS-Sfida e kësaj jave në kampionatin francez mes PSG dhe Marseille përfundoi në një mënyrë të shëmtuar teksa futbollistët e të dyja skuadrave nuk mbajtën dot...
SHBA- Lionel Messi është një nga lojtarët më të mirë në botë por, sipas revistes financiare “Forbes”, argjentinasi është numri 1 më i paguar në botë.Sulmuesi i ...
ARGJENTINË-Klubi i Boca Juniors vendosi të ndërpresë seancat stërvitore për 72 orë dhe të zbatojë masat e izolimit nga fusha stërvitore, pasi zbuloi disa r...