Aktualitet

Katër policët e njohën kur dolën nga piceria! Arrestohet sërish shqiptari i shpallur në kërkim në Itali, ishte dënuar me 5 muaj burg për dokumentacione të rreme

I arratisuri u njoh nga policia që e kërkonte prej ditësh, pasi ai duhet të vuante dënimin e dhënë nga Gjykata e Firences.
Featured image of article: Katër policët e njohën kur dolën nga piceria! Arrestohet sërish shqiptari i shpallur në kërkim në Itali, ishte dënuar me 5 muaj burg për dokumentacione të rreme Policia italiane

ITALI– Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Bolonjës ditën e djeshme. Shqiptari i arratisur u pikas në rrugë nga katër karabinerët të cilët nuk ishin në detyrë, e sapo kishin dalë nga një piceri.

I arratisuri u njoh nga policia që e kërkonte prej ditësh, pasi ai duhet të vuante dënimin e dhënë nga Gjykata e Firences, për 5 muaj burg për krime në lidhje me emigracionin e paligjshëm.

Përveç kësaj, hetime të tjera zbuluan se shqiptari kishte shkelur gjithashtu një urdhër dëbimi nga territori italian që kishte marrë dy vite më parë nga Prefektura e Bolonjës. Ai e kishte thyer këtë vendim dhe ishte kthyer në Itali me dokumente të rreme. Me urdhër të Prokurorit Publik të Bolonjës, shqiptari u dërgua sërish në burg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përkthyer nga: Bologna2000.news

(a.b)/dosja.al

Shto Koment