LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Katër patate, një bukë misri dhe një poezi për ditëlindjen e motrës

9 Gusht 2019, 11:21 Nga DOSJA
Katër patate, një bukë misri dhe një poezi për

Familja Merdani ishte varfëruar sa hap e mbyll sytë, pasi u kishin marrë arin, u kishin plaçkitur shtëpinë dhe i kishin dërguar në internim, ku dita e punës vlente sa një kuti shkrepëse. U kishte mbetur i paprekur vetëm ai thesari që disa njerëz arrijnë ta ruajnë në zemër. Ylber Merdani rrëfen vitet e burgut dhe internimit, bashkë me disa episode, si ai i ditëlindjes së motrës, kur nuk kishte çfarë t’i dhuronte tjetër, veç një poezie

Poezitë mund të jenë bërë shkak për arrestimin e Ylberit, por ai e di që pushteti popullor, i cili iu ishte vënë pas familjeve të pasura si ajo e Merdanëve, që nuk u pajtuan me komunizmin, do të gjente një arsye për ta dënuar dhe atë, siç bëri me të atin, xhaxhanë dhe kushëririn, Sherifin, këngëtarin e njohur.

Por në atë kohë, kur miqtë me zor gjendeshin, të paktën kishte vargje që mund t’u hapte zemrën dhe tani, kur ka mbërritur një moshë që, mes vuajtjesh, mendonte që nuk do ta mbërrinte, janë sërish ato që i konsideron pasuri. Poezitë madje, me dritën e tyre, kanë ndryshuar ngjyrën e rrethanave edhe për ata që kishte afër. Ylberi nuk harron një nga këto raste, kur ishin të internuar në Pulah dhe ishte ditëlindja e motrës. Ishte shkurt. Ndoshta në pranverë mund të gjente disa lule në fusha, por në dimër i mbetej vetëm poezia.

“Ishim 5 njerëz; vëllai im që ishte internuar dhe 2 pleqtë. Ditëlindja ishte në shkurt dhe ishte viti 1968. Kishim 4 patate të ziera dhe një bukë misri. Kaq kishim për të pestë ne. N.q.s me lejoni, dua t’ju lexoj një poezi:

Ne nuk kemi gota prej kristali,

Tavolinës endet varfëria

Por për ty, pimë ujë dhe ajër mali

Nëpër zemrat tona fle liria.

Motrës për ditëlindje”

Në intervistën për evenwallshaveears.org, shkrimtari tregon që ata u internuan në vitin 1967, me akuzën e agjitacionit dhe propagandës. Merdanët jetonin në mirëqenie prej aktivitetit të tyre tregtar që vazhdonte prej 40 vitesh, por pak vite pas vendosjes së pushtetit komunist, në vitin 1950, ata u nxorën nga shtëpitë dhe u vendosën në kasollet e komunitetit rom. Jetuan për 7 vjet në këto kushte, që poeti i krahason me shtegtimin e hebrenjve në shkretëtirë, për të përjetuar një periudhë normaliteti gjatë së cilës ai dhe dy motrat përfunduan studimet për pedagogji.

Ishin dhjetë vjet normaliteti, nga viti 1957 deri në vitin 1967, gjatë të cilave Ylber Merdani dhe e motra nisën punë si mësues në Cermenikë të Librazhdit, por më pas, në vitin kur Shqipëria u shpall ateiste, vëlla e motër u pushuan nga puna dhe u erdhi urdhri për internim, bashkë me prindërit dhe vëllanë e vogël.

“Sollën një makinë te dera e shtëpisë dhe i nxorën të gjitha gjërat nga shtëpia në orën 5.00 të mëngjesit. E gjithë lagjja u tremb nga zhurma e trokitjes së derës. Kishim një derë me shufra metali. Kishim një shtëpi të jashtëzakonshme. Lagjja u mblodh dhe ishin gati të qanin, sidomos ata që kishin lindur në Korçë dhe që e njihnin babin tim. Një burrë plak u çua edhe i pyeti: “Çfarë pune keni me Fuadin? (babain tim).” Ai burrë na ka ndihmuar me çdo gjë. Nuk ka burrë më të mirë se ai, është i shenjtë. “Janë armiq”, -u përgjigj zëvendësdrejtori i degës. Të gjithë mbetën të shastisur. Na çuan në kooperativë, në Pulah të Oparit. Më beso kur të them që kur përmbushje kuotën ditore, të paguanin 5 lekë për ditën e punës, me të cilën mund të blije vetëm një kuti shkrepëse”, kujton ai. Asgjë më pak sesa skllavëri.

I ati, siç kujton Ylber Merdani, thoshte që ai ishte përgjegjës që i kishte sjellë aty, si të donte të gjente një shpjegim për ndëshkimet e palogjikshme që pushteti ushtronte ndaj kundërshtarëve të tij, të cilëve dukej se u lexonte edhe mendimet, duke i rrethuar me spiunë dhe ruajtur në çdo hap, deri sa të gjente provat për t’i arrestuar. Por djali i madh i përgjigjet: “Baba, ne jemi krenarë që të kemi ty, ky nuk është faji yt. Edhe n.q.s do të kishe qenë partizan, ne këtu do të kishim përfunduar, sepse e kemi ndershmërinë në gjak dhe e urrejmë diktaturën për të gjithë këto të këqija që na ka sjellë.”

Ky mospajtim bëri që Ylberi të dënohej edhe më rëndë. Ai u dërgua për 8 vjet në Spaç. Përndjekja megjithatë nuk kishte të sosur. Nga burgu, sërish në internim, në Shtyllë të Vithkuqit, ku lindën 12 fëmijë të Merdanëve. Ai vetë, u bë baba në internim pas martesës me Shpresën, gjithashtu e internuar. Në Shtyllë, kaloi 14 vite punë të detyruar, deri në 1991-shin. Ishte 50 vjeç kur periudha e persekutimit mori fund. Nuk i kishte mbetur më asnjë pasuri. Dokumentet që ka siguruar, vërtetojnë se u janë marrë 450 kg ar. I ati doli i gjymtuar nga burgu, nga torturat për të treguar ku e kishte fshehur floririn. I kishte mbetur vetëm karakteri dhe mirënjohje për Zotin që e shpëtoi.

“Tani, ne jetuam atje, të them të drejtën, ndonjëherë ndonjë mendim ogurzi më thoshte që të vras veten, në mënyrë që mos ketë më jeta mundësi të më rrahë. E të shpëtoj, të jem në përjetësi i qetë, mos të kem më persekutime e nga këto gjëra. Mirëpo një engjëll, me zërin e tij, më thoshte: ‘Jetën ta ka dhënë Zoti. Duro. Shpreso.’ E di që një ditë do ma marrë jetën Ai që ma ka dhuruar, por jam i lumtur që munda ta shijoj moshën e vjetër dhe po i lë pas një trashëgimi të ndershme fëmijëve të mi. Këto libra janë gjithashtu diçka që e vlerësoj… Falënderoj Zotin që më bëri të fluturoja me shqiponjat dhe nuk u përzieva me sorrat. Duart më dridhen, por karakteri kurrë!”

I kishin mbetur dhe poezitë, lulet e dimrit 47-vjeçar.

Marrë nga: Kujto.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur familja merdani internim shpresa merdani ylber merdani familja merdani internim shpresa merdani ylber merdani

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni