Sociale

Katër muaj pasi iu dogj banesa, çifti nga Laçi ende në qiell të hapur, Bashkia i mbyll derën

Doda dhe Dila përkatësisht 65 dhe 60 vjeç jetojnë ende në çadër pasi nuk po gjejnë asnjë mundësi nga institucionet për ndonjë strehë tjetër teksa presin dëmshpërblimin nga Drejtoria e Emergjencave Civile.
Featured image of article: Katër muaj pasi iu dogj banesa, çifti nga Laçi ende në qiell të hapur, Bashkia i mbyll derën Dila

Katër muaj më parë çiftit të bashkëshortëve nga Laçi i është djegur banesa, ndërsa streha e tyre ende mbetet një çadër e siguruar nga bashkia.

Doda dhe Dila përkatësisht 65 dhe 60 vjeç, nuk po gjejnë asnjë mundësi nga institucionet për ndonjë strehë tjetër teksa presin dëmshpërblimin nga Drejtoria e Emergjencave Civile.

E vetmja strehë është çadra, e cila me rritjen e temperaturave po bëhet më e vështirë për të jetuar në të.

Asnjë institucion nuk e përkrah çiftin, madje i mbyllen dyert edhe nga bashkia e Kurbinit. Në këto momente për ta e vetmja shpresë janë mediat, të cilat publikojnë problemet që përballen të moshuarit nga qyteti i Laçit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment