Politike

Katër ditë pa Ministër të Brendshëm! Kush do të jetë zëvendësuesi i Lleshaj në këtë post, Rama pritet të zbulojë emrin

Këtë javë pritet që kryeministri Edi Rama të zbulojë se kush do të jetë emri i ri që do mbajë këtë post. 
Featured image of article: Katër ditë pa Ministër të Brendshëm! Kush do të jetë zëvendësuesi i Lleshaj në këtë post, Rama pritet të zbulojë emrin Edi Rama

TIRANË-Prej katër ditësh Shqipëria është pa Ministër të Brendshëm. Sandër Lleshaj i cili mbante këtë post ka dhënë dorëheqjen pas protestave që nisën në vend për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rashës nga një efektiv i policisë.

Këtë javë pritet që kryeministri Edi Rama të zbulojë se kush do të jetë emri i ri që do mbajë këtë post.

Rama në reagimin që bëri pas vdekjes së të riut tha se ministri Lleshaj i kishte paraqitur dorëheqjen që pas ngjarjes, mirëpo ai i kishte kërkuar që të mbetej në detyrë, së paku deri në kthimin e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky njoftim vjen në një kohë shumë kritike për vendin pasi qytetarët janë në kulmin e revoltës së tyre. Njerëzit kanë dalë në sheshe të qyteteve ku ndodhen dhe kanë protestuar në forma të ndryshme për vrasjen e të riut. Nuk dihet se kush do të jetë Ministri i ri/ e re që do mbajë këtë post si dhe mënyra se si do të pritet nga qytetarët.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment