Bota

Katër ditë bisedime, liderët e BE-së arrijnë marrëveshjen për rimëkëmbjen e ekonomisë. Akodrohet fondi 750 mld €

  • Marrëveshja, “katër kursimtaret” vendosin që vendeve në nevojë t’u japin kredi, ja si do shlyhen borxhet
  • Sipas mediave ndërkombëtare, bëhet me dije se 27 vendet e BE do të ofrojnë 750 miliard € në grante dhe kredi për të rimëkëmbur ekonominë që është futur në krizë të thellë nga pandemia.
    Featured image of article: Katër ditë bisedime, liderët e BE-së arrijnë marrëveshjen për rimëkëmbjen e ekonomisë. Akodrohet fondi 750 mld € Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian

    BRUKSEL- Liderët e BE pas katër ditësh bisedime kanë arritur marrëveshjen për paketën e rimbëkëmbjes së ekonomisë pas pandemisë së COVID-19.

    Sipas mediave ndërkombëtare, bëhet me dije se 27 vendet e BE do të ofrojnë 750 miliard € në grante dhe kredi për të rimëkëmbur ekonominë që është futur në krizë të thellë nga pandemia.

    Kryetari i Samitit, i cili është dhe kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel, pas arritjes së marrëveshjes u shpreh se ky është një moment shumë i rëndësishëm për Evropën. Ndërkohë ka reaguar dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila shprehet se tani duhet të fitohet mbështetja e PE.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Sot kemi ndërmarrë një hap historik, të gjithë mund të jemi krenarë. Por mbeten hapa të tjerë të rëndësishëm. E para dhe më e rëndësishmja: të fitojmë mbështetjen e Parlamentit Evropian. Është e zakonshme përgjegjësinë për të ofruar”, shkruan von der Leyen.

    Marrëveshja përqendrohet në një program prej 390 miliard dollarësh për shtetet anëtare të goditura më rëndë nga pandemia. Samiti, i cili filloi në Bruksel të Premten dhe pati më shumë se 90 orë bisedime. Tashmë paketa financiare ka nevojë dhe për ratifikim nga Parlamenti Evropian.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment