Sport

Kategoria Superiore: Laçi mund Flamurtarin dhe “kap” Europën, Silvio shpëton Vllazninë

Të tre golat e kurbinasve u shënuan në pjesën e dytë, pasi e para u mbyll në shterpësi totale
Featured image of article: Kategoria Superiore: Laçi mund Flamurtarin dhe “kap” Europën, Silvio shpëton Vllazninë Foto nga ndeshja e Vllaznisë

Sot u luajtën dy ndeshje të kampionatit shqiptar. Laçi fitoi 2-1 në shtëpi kundër Flamurtarit dhe është përkohësisht në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit, kurse Vllaznia fitoi 1-0 në transfertë kundër Luftëtarit.

Të tre golat e kurbinasve u shënuan në pjesën e dytë, pasi e para u mbyll në shterpësi totale. Flamurtari mbeti me 10 lojtarë në minutën e 22-të, pas kartonit të kuq të marrë nga Oliveira. Nwuabueze (50′, penallti) dhe Turkaj (76′) shënuan për vendasit, ndërsa Hoxhaj (61′) për miqtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vllaznia dhe Luftëtari e nisën ndeshjen me 10 minuta vonesë për shkak të mungesës së ambulancës në stadium. Golin e vetëm të takimit e shënoi Silvio në minutën e 40-të të pjesës së parë. Kuqeblutë e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të marrë nga Malota nga fundi i takimit.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment