Sport

Kategoria e Parë: Nuk ka “paqe”, fitojnë Tomori, Pogradeci dhe Turbina

Një javë para mbylljes së fazës së dytë, gara e ashpër për vendin e katërt dhe të sigurisë në renditjen e grupit B
Featured image of article: Kategoria e Parë: Nuk ka “paqe”, fitojnë Tomori, Pogradeci dhe Turbina
Përditësuar:

TIRANE –  Nëse futbolli i Superiores është puushim për shkak të n deshjeve vtë kombëtares, sot në mesditë janë zhvilluar tri takime në grupit B të kampionatit të Kategorisë së Parë. Nesër do të luhen ndeshjet e grupit A.

Skuadra beratase e Tomori, edhe pse në transfertë, ka fituar 2-0 në fushën e Luzit ndaj Besës, duke u  pozicionuar në vendin e dytë ndjekje të Egnatias, edhe pse 6 pikë larg. Pas kësaj humbjeje skuadra kavajase tani rrezikojnë edhe katërshen e parë në klasifikim.

Liqenorët e Pogradecit kanë fituar me rezultatin minimal 1-0 në Vlorë kundër Flamurtarit, ndërsa Turbina ka triumfuar në shtëpi 2-1 ndaj Lushnjës, duke marrë një tri pikë të vlefshme dhe kërcënuar lushnjarët dhe kavajasit për vendin e katërt në renditje.

Ja dhe rezultatet teknike në ndeshjeve të javës së 17-të në grupin B të Kategorisë së Parë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Besa-Tomori 0-2 (Pepa 72’, Sharavolli 83’)
Turbina-Lushnja 2-1 (Zylyftari 18’, Yuri 71’ / Xeka 46’)
Flamurtari-Pogradeci 0-1 (Balla 57’)

B.T (Dosja.al)

Shto Koment