Aktualitet

“Katcifas nuk vdes kurrë”, fshihen shkrimet antishqiptare në muret e Kalasë së Himarës

Shkrimet "Katcifas nuk vdes kurrë" dhe  "Himara është Greqi" nuk gjenden më në muret e Kalasë së Himarës.
Featured image of article: “Katcifas nuk vdes kurrë”, fshihen shkrimet antishqiptare në muret e Kalasë së Himarës Shrimet në muret e kalasë dhe Kaçifas

VLORË– Janë marrë masat dhe janë fshirë shkrimet antishqiptare që ishin shkruar në në gjuhën greke në muret e kalasë së Himarës.

Disa ditë pasi mediat bënë bujë me lajmin se shkrime si “Katcifas nuk vdes kurrë” dhe  “Himara është Greqi” ishin në muret e Kalasë së Himarës, Drejtoria Rajonale e Kulturës (DRKK) në Vlorë ka marrë masat.

Denoncimi për këto shkrime u bë nga turistë të ndryshëm që vizitonin zonën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Madje aktori Florian Binaj i publikoi këto shkrime në rrjetet sociale ku shkruante se askush nuk ka reaguar për parullat të cilat janë bërë në kulmin e sezonit turistik.

Tensionet mes dy vendeve kanë rinisur që Tetorin e shkuar kur minoritari Konstandinos Kaçifas u vra gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA në Bularat.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment