Bota

Katastrofë në Afrikë/ 15 të vrarë në rrëshqitjen e dheut në minierën e arit të Guinea-s

Pesëmbëdhjetë persona kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjes së tokës në një minierë artizanale ari në Guinea. Katastrofa ndodhi të shtunën në provincën e largët Siguiri, 800 km nga kryeqyteti Conakry.
Featured image of article: Katastrofë në Afrikë/ 15 të vrarë në rrëshqitjen e dheut në minierën e arit të Guinea-s Miniera e arit ne Guina

AFRIKA-  Një rrëshqitje e dheut në një minierë artizanale ari ka vrarë të paktën 15 njerëz në Guinea verilindore. Reuters shkruan se katastrofa ndodhi të shtunën në provincën e largët Siguiri, 800 km nga kryeqyteti Conakry.

Minierat e artit artizanal janë jashtëzakonisht të rrezikshme me gërmuesit që punojnë në boshte të ngushtë pa shumë mbrojtje.

Në një deklaratë qeveria tha se kishte filluar një hetim. Trupat e të vrarëve janë gjetur dhe dy gra ishin midis viktimave, tha një banor lokal në telefon, duke folur në kushte anonimiteti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zona mban disa nga rezervat më të mëdha të arit të vendit të Afrikës Perëndimore.

 

(f.i/dosja.al)

Shto Koment