Politike

Katapultimi në pushtet i Ramës, Dade: Transplantoi lëvizjen “Mjaft” në PS duke larguar të vjetrit

Ish-deputetja, Arta Dade, u shpreh se me ardhjen e lëvizjes "Mjaft" në PS, u largua kasta e vjetër.
Featured image of article: Katapultimi në pushtet i Ramës, Dade: Transplantoi lëvizjen “Mjaft” në PS duke larguar të vjetrit Arta Dade dhe Edi Rama

 Ish-deputetja e PS, Arta Dade, ka komentuar katapultimin në pushtet të kryeministrit Edi Rama me lëvizjen “Mjaft” dhe kryebashkiakun Erion Veliaj. Dade u shpreh në emisionin “Tempora”, se futja e Veliaj dhe lëvizjes “Mjaft” në PS, zëvendësoi deputetët e vjetër të PS.

“Pasi krijoi grupimin e Mjaftit me vajza të reja, dikush i tha se ti do bëhesh kryeministër, por nuk mund të bëhesh me këto çupëlina. G99 nuk ka marrë as 0.1% në sfidat që ka marrë. Më vonë u transplantuan nën ombrellën e Rilindjes në PS. Duhej bërë vendi për këta. U larguan të gjithë ata që do t’i quaja si miqtë e mi”, u shpreh Dade.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment