Politike

KAS rrëzoi ankimimin e PD dhe LSI për Gjirokastrën, Bardhi: 3 shërbëtorët në KAS! Do apo jo Rama, transparenca do të bëhet e plotë

Pas rrëzimit të pretendimeve të PD dhe LSI për qarkun e Gjirokastrës, Bardhi shkruan ishin 3 anëtarët e zgjedhur nga Partia Socialiste ata që mohuan zbardhjen e të vërtetës, duke premtuar transparencë. 
Featured image of article: KAS rrëzoi ankimimin e PD dhe LSI për Gjirokastrën, Bardhi: 3 shërbëtorët në KAS! Do apo jo Rama, transparenca do të bëhet e plotë Gazmend Bardhi

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me vendimin e marrë nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror. Pas rrëzimit të pretendimeve të PD dhe LSI për qarkun e Gjirokastrës, Bardhi shkruan ishin 3 anëtarët e zgjedhur nga Partia Socialiste ata që mohuan zbardhjen e të vërtetës, duke premtuar transparencë. 

“3 shërbëtorët e Ramës në KAS u mohuan shqiptarëve të drejtën për transparencën e masakrës zgjedhore. Do apo jo Rama, transparenca do të bëhet e plotë! Me vendimin për fletën e ndërlikuar të votimit, për shkak të të cilit vota e 83 mijë qytetarëve u bë e pavlefshme, KAS faktohet si bashkëautor i masakrës elektorale të 25 Prillit. Edi Rama mund ta pengojë tani, por nuk ka forcë ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore. Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS,”-shkruan ndër të tjera Bardhi. 

REAGIMI I PLOTË: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

3 shërbëtorët e Ramës në KAS u mohuan shqiptarëve të drejtën për transparencën e masakrës zgjedhore. Do apo jo Rama, transparenca do të bëhet e plotë! Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ u mohoi sot shqiptarëve transparencën për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. 3 anëtarët e zgjedhur nga PS refuzuan, në mënyrë të paligjshme, pa asnjë argument të marrin nga institucionet shtetërore provat që faktojnë se PS përdori burimet shtetërore dhe kriminale për deformimin e vullnetit të zgjedhësve. Duke refuzuar të marrë dhe administrojë informacionin zyrtar për punësimet masive të paligjshme, përdorimin e personave me rekorde kriminale për blerjen e votave, dhënien e paligjshme të lejeve të legalizimit apo favoreve të tjera shtetërore në këmbim të votave, KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve. Ky është një akt i përsëritur, kur shërbëtorët e Ramës u heqin shqiptarëve të drejtën për një proces të ndershëm zgjedhor. Me vendimin për fletën e ndërlikuar të votimit, për shkak të të cilit vota e 83 mijë qytetarëve u bë e pavlefshme, KAS faktohet si bashkëautor i masakrës elektorale të 25 Prillit. Edi Rama mund ta pengojë tani, por nuk ka forcë ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore. Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS.

Sot, KAS rrëzoi kërkesën e LSI për të marrë prova nga autoritetet për emigrantët që penguan sipas saj të votojnë për Vangjel Tavon, por edhe kërkesën e PD për të përfshirë në verifikim edhe prokurorinë dhe policinë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment