Politike

PS ankimoi vendimin për listën e PD-së me 222 kandidatë, pritet shqyrtimi nga Kolegji Zgjedhor

KAS shfuqizoi aktin e KQZ-së dhe vendosi që emrat e paraqitur nga kreu i PD-së të rikthehen në garë, duke e çuar selinë blu në zgjedhje me 222 kandidatë.
Featured image of article: PS ankimoi vendimin për listën e PD-së me 222 kandidatë, pritet shqyrtimi nga Kolegji Zgjedhor Foto ilustruese

TIRANË– Kolegji Zgjedhor pritet që të shqyrtojë ankimimin e Partisë Socialiste për listën e Partisë Demokratike. Mbrëmjen e sotme përfaqësuesi ligjor i socialistëve në KQZ, Eridian Salianji, do të çojë ankimim në Kolegjin Zgjedhor.

Ditën e djeshme Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve miratoi listën e PD-së me 222 kandidatë për zgjedhjet e 25 prillit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

KAS shfuqizoi aktin e KQZ-së dhe vendosi që emrat e paraqitur nga kreu i PD-së të rikthehen në garë, duke e çuar selinë blu në zgjedhje me 222 kandidatë. Këtë vendim, Partia Demokratike e cilësoi fitoren e parë.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment