Factcheck

Karta e studentit, Veliaj dhe Shahini afat të ndryshëm për mbajtjen e premtimit. Kë të besojnë studentët?

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një takim me studentë u kërkoi ndjesë atyre për shtyrjen e afatit, por shtoi se në shtator do mundet të kenë kartat e tyre. Ndërsa Veliaj nga një takim që pati sot me studentë në QS, u premtoi atyre që kartën do ta kenë pas një muaji.
Featured image of article: Karta e studentit, Veliaj dhe Shahini afat të ndryshëm për mbajtjen e premtimit. Kë të besojnë studentët? Besa Shahini, Erion Veliaj dhe karta e studentit
Përditësuar:

TIRANË- Karta e studentit ishte një nga kërkesat e studentëve gjatë protestës së tyre në dhjetor. E kur kjo protestë ka përfunduar, dhe studentët janë kthyer në auditore karta e studentit ende nuk është në xhepat e tyre.

Dy zyrtarë të maxhorancës kanë dhënë afate të ndryshme për mbajtjen e këtij premtimi, duke kundërshtuar njëri-tjetrin. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një takim me studentë u kërkoi ndjesë atyre për shtyrjen e afatit, por shtoi se në shtator do mundet të kenë kartat e tyre. Ndërsa Veliaj nga një takim që pati sot me studentë në Qytetin Studenti, u premtoi atyre që kartën do ta kenë pas një muaji.

Karta e studentit është një venudim që kemi bërë, por jemi vonuar pak. Kjo vonëse ka ardhur për shkak të të gjetur një metodë më të mirë. Kemi arritur në një marrëveshje me të gjitha bashkitë dhe shumë shpejt do të ketë disa lehtësira. Studentët do të jenë me karta në vitin akademik 2019-2020, në shtator kjo kartë do të jetë gati”, ishte kjo deklarata e ministres së Arsimit Besa Shanini.

Ndërkohë që Veliaj, krah Ramës kundërshtoi ish-shoqen e tij të klasës dhe tregoi një tjetër afat kur studentët do të kenë kartat e tyre, të cilat do u japin benefite.

Javën tjetër, Kryeministri ka në tavolinën e tij, në mbledhjen e qeverisë, VKM për kartën e studentit. Është përgatitur. Menjëherë sa të mbarojë  mbledhja e qeverisë, ne do të bëjmë një dëgjesë, ndoshta do t’i ftojmë dhe gocat tek dëgjesa e parë që do të bëjmë. Do të bëjmë prezantimin e kartës. Tashmë Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka aprovuar rreth 40 shërbime. Ca janë kinema, ca janë teatër, ca janë aboneja e studentit, të kësaj natyre, por mund të jetë dhe sipas preferencave. Të 40 shërbimet janë shërbime publike. Ndërkohë na janë ofruar edhe shumë kompani private, kryesisht librari, apo kompani veshjesh ku mund të kursehet 15%-40 % atje. Kështu që brenda muajit që vjen, Kryeministri do të ketë kënaqësinë besoj tu japi kartën e studentit të parëve që do të aplikojnë. Ne do të mundohemi që meqë sezoni qenka deri në 21 korrik  të mundohemi të shpërndajmë deri në korrik. E për ata që nuk janë në Tiranë apo nuk kanë mundësi ta marrin brenda kësaj periudhe, do ta marrin sapo të kthehen në tetor. Mënyra se si do të funksionojë do të kopjojmë modelin e qeverisë, siç po shpërndajmë kartat e identitetit dhe pasaportat. Pra do të ketë një zyrë të kartës studentore në Qytetin Studenti. Do të ketë pastaj në secilin fakultet ku vetëm me një fotografi do të printohet karta për përdorim”, u shpreh Veliaj.

Karta e studentit ka qenë një nga kërkesat kryesore të studentëve, e cila ka qenë një premtim i Veliajt dhe gjatë fushatës së tij për zgjedhjet lokale të vitit 2015, kohë kur kandidonte për kryetar bashkie. Kur ende karta nuk është në xhepat e studentit, afati për plotësimin e këtij premtimi janë të ndryshme. Ndaj lind pyetja: Kë duhet të besojnë studentët, Shahinin apo Veliajn?

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment